Subjekti ALBA SHPK është themeluar në vitin 1994. Aktiviteti ynë nisi me prodhimin e dyerve, dritareve dhe grilave të ndryshme të aluminit.
Në vitin 2000, subjekti ynë filloi importimin e Profileve dhe Aksesorëve të Sistemit Uno Italian nga Bologna e Italisë, duke e tregtuar si pikë shumice kudo në Shqiperi. ALBA SHPK është partner zyrtar i Alumil, Rehau, Lika Company si dhe shumë firmave të tjera.
Prej vitesh Fabrika jonë ka zgjeruar aktivitetin e saj në prodhimin dhe montimin e Fasadave të xhamit, ku mund të përmendim Fasada Strukturale, Gjysëm Strukturale, gjithashtu dhe në përpunimin e xhamit.
Gjatë kësaj periudhe, ALBA SHPK ka bashkpunuar me firma të ndryshme, serioze dhe nga më të mirat në Shqipëri dhe jashtë vendit duke kryer punime të ndryshme.
Që prej vitit 2006 ALBA SHPK është e licensuar dhe në fushën e ndërtimit.
Synojmë të jemi partnerë të besueshëm për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë duke garantuar mbulim maksimal të tregut në këtë fushë. Synojmë të jemi gjithmonë pjesë në një proçes drejt risive dhe inovacioneve të reja.
Synojmë të jemi një staf profesional dhe i motivuar. Të ruajmë vlerat tona bazë që janë integriteti dhe ekselenca.
Klienti prioriteti ynë.
Nënshkruani për njoftimet tona